Bllokoi foltoren, Berisha del live në Facebook: Taulant ‘Sharra’ na thotë përralla babushkash dhe rublash

17 November 2022, 11:10Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Bllokoi foltoren, Berisha del live në Facebook: Taulant

Berisha ka bllokuar foltoren çka shkaktoi edhe mbylljen e përkohshme të seancës plenare. 

Berisha ka dalë live në Facebook dhe ka hedhur akuza ndaj mazhorancës duke thënë se ndaj opozitës po bëhet një shkelje e madhe pasi nuk i jepet e drejta e fjalës.

Sa u përket akuzave të Taulant Ballës, Berisha u shpreh se tregon përralla babushkash.

“... Me parimet e parlamenteve moniste në të cilat opozita dhe fjala e saj nuk mund të dëgjohet. Ky parlament zotërohet nga një njeri i cili me bashkinë e tij  me xhelatët ka urrejtje ndaj opozitës.

Ky  përdor gjuhën he zhargonin e një ordineri për të fyer popullin opozitar për të mbuluar vjedhjet e tij të mëdha, për të abuzuar me të gjitha pushtetet që mban  jemi sot këtu për të mbrojtur të drejtat e popullit opozitar,, për të pambrojtur të drejtat e shqiptarëve. Këta flasin këtu Evropën dhe përjashtojnë ish ministrin e jashtëm se s’pranojnë dot fjalën e tij.

Diskutojnë për Evropën me hijen e tmerrshme që kanë bërë me djegësit dhe portin e  Durrësit Sot, Taulant Sharra i cili është defacto Gentian Sharra me kryebanditin me të cilin ka tenderë dhe afera nga më të pistat flet ne emër të vasalit të Vuçiçit dhe Putinit lidhur me rubla ruse dhe përralla babushkash. Rama është avokati i Vuçiçt dhe Putinit”, tha Berisha.


Video