Hodhi mikrofonat dhe përplasi dosjet, Gazment Bardhi përjashtohet për 5 ditë nga Kuvendi

17 November 2022, 13:03Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Hodhi mikrofonat dhe përplasi dosjet, Gazment Bardhi përjashtohet

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është përjashtuar me 5 ditë nga Kuvendi.

Shkak është bërë veprimi i tij në komisionin e Ligjeve, kundrejt kryetares së Komisionit, Klotilda Bushkës. 

Bardhi i hodhi mikrofonin Bushkës, më pas prishi të gjithë të tjerat e më pas hodhi letrat në ajër. 

Në atë Komision, kryetarja e Komisionit Klotilda Bushka kaloi për votim projektiligjin për Portin e Durrësit. Fillimisht, ajo tha se shteti nuk do të nxjerrë asnjë para nga buxheti i saj për këtë projekt, duke i konsideruar mashtrime deklaratat e Opozitës.

Por kjo deklaratë, revoltoi deputetin e Partisë Demokratike Gazment Bardhi, i cili i tha Bushkës se po gënjente për gjithçka në lidhje me investimin.

Por, Bushka e ndërpreu debatin dhe vijoi me votimin. Në momentin që debati u përmbyll, Bardhi nisi të hidhte mikrofonat dhe të përplaste dosjet. 


Video