"Shqipëra mund ta çlirojë Evropën nga varësia ruse", Yuri Kim: Diçka është duke ndodhur këtu, ju po e ndjeni në ajër

17 November 2022, 19:00Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Shqipëra mund ta çlirojë Evropën nga varësia
Yuri Kim

"Ajo çfarë po ndodh në Shqipëri, mund ta çlirojë Evropën nga varësia e Rusisë." Kështu ka deklaruar ambasadorja e ShBA-ve në Tiranë, Yuri Kim gjatë fjalës në Asamblenë e Dhomës Amerikane të Tregtisë, teksa iu referohej burimeve të energjisë në vendin tonë.

“Që prej 24 shkurtit kur Rusia pushtoi Ukrainën ne kemi parë ndikimin  kemi parë ndikimin që ka sjelle mbi ekonominë evropiane dhe sektorin e energjisë, sepse është vërtet i ndërvarur nga gazi natyror.

Besoni ose jo ajo që po ndodh në Shqipëri mund të sjellë një kontribut domethënës për marrëdhënien tonë si anëtar të NATO dhe që Evropa të çlirohet nga varësia e Rusisë dhe çfardo lloj burimi tjeter. Pra diversifikimi i furnitorëve me energji mund të realizohen përmes Shqipërisë, me ate që është duke ndodhur këtu. Projekti i gazit të lëngshëm në Vlorë mund të sjellë 5 mld metër kub gaz natyror në vit. E gjithë TAP-i ka kapacitet 20 mld metër kub gaz natyror.

Jemi duke eksploruar mundësitë. E gjithë kjo do të mbështesë përpjekjet tona për të rritur energjinë në Evropë, veçanërisht për të sjellë rreth 50 mld metër kub gaz në vit në Evropë”, theksoi Yuri Kim.

Ambasadorja Kim deklaroi më tej se akoma më shumë investitorë amerikanë do të vijnë të investojnë në Shqipëri, por sëpari duhet që të pastrohen gjykatat dhe të zbatohen rregullat.

"Biznesi dhe shoqëria shqiptare kanë rëndësi. Globalizimi ka sjellë përfitime për SHBA-në. Sulmet kibernetike të Iranit ndaj Shqipërisë e kanë bërë të qartë. SHBA i ka dënuar sulmet e Iranit ndaj Shqipërisë. SHBA po punon me qeverinë shqiptare që shitës të besuar. Investimet e SHBA-së në Shqipëri janë më lartë se asnjëherë më parë. Ne synojmë më lartë.

Ka aq shumë talent dhe mundësi që nuk është prekur ende këtu. Diçka është duke ndodhur. Në vendet e tjera ku kam shërbyer, mund të ndjesh kur diçka po ndodhte. Mendoj që tanimë për shkak të ndikimit në ekonomitë tona dhe që ka buruar nga ajo që po bëjnë rusët, ka pak shkurajim.

Po ju them që në bazë të përvojës time, diçka po ndodh në ajër në Shqipëri. Këtu ka mundësi. Nëse nuk do e ndjenit këtu, nuk do të ishit këtu. Të jemi seriozë për identifikimin e pengesave gjatë ardhjes së investimeve amerikane për të lehtësuar. Kur gjykatat të jenë të pastra, do kemi investime amerikane në Shqipëri. Kur investitorët të kuptojnë që rregullat të zbatohen njësoj për të gjithë." tha Yuri Kim.


Video