Ish-deputetja e legjislaturës së kaluar Ediola Braha është emëruar anëtare e Komisionit Kombëtar Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura. Vendimi është marrë në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave.
Ediola Braha hyri në Kuvend nën siglën e LSI-së, pas djegies së mandateve nga ana e opozitës. Ajo mori mandatin e lënë nga Vangjel Tavo dhe në fund të mandatit ju bashkua Partisë Socialiste. Një vit e gjysmë pas zgjedhjeve të 25 prillit, ajo është shpërblyer me post në shtet, për ndryshimin që bëri në fund të mandatit.
Në vendimet e Këshillit të Ministrave thuhet se ish-deputetja është emëruar anëtare në ndërmarrjen shtetërore. Ediola Braha ka qenë dhe kryetare e LSI në Gjirokastër dhe drejtoreshë e Spitalit Tepelenë.
