‘Syri bën gabim që pranon reklama nga Bana King’, Berisha kritikon televizionin e tij: Nuk duhet pranuar!

18 November 2022, 11:50Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
‘Syri bën gabim që pranon reklama nga Bana King’, Berisha
Në foto: Sali Berisha

Sali Berisha mbrëmjen e djeshme ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ku u pyet nga moderatori lidhur me kompaninë 'Bana King' i cila po hetohet për transport kokaine.

Rakipi i solli edhe një shembul se si televizioni 'Syri' i cili është pranë PD, reklamën e kësaj kompanie e vendoste edhe kur ishte Berisha i ftuar. 

Kreu i PD, kritikoi televizionin 'Syri' duke thënë se bën shumë gabim që pranon reklama nga një kompani e cila është kapur me kokainë. 

Pjesë nga biseda:

Pyetja: Një televizion që është afër jush edhe kur keni qenë ju në emision reklama e kompanisë ‘Bana King’ është vendosur poshtë jush. E kanë vendosur për hall të marrin noj lekë, dhe ti nuk flet dot?

Berisha: Syri bën shumë gabim që pranon reklama nga kjo kompani që është e akuzuar dhe identifikuar  për trafik kokaine. Qëndrimi im i prerë është se kjo nuk duhet pranuar dhe ata bëjnë shumë gabim.

Ndiqni videon e mëposhtme:


Kujtojmë se në portin e Durrësit kontejnerët e “Banaking”, janë kapur disa herë me kokainë ku kontrollen fizikisht dhe jo me skaner. Kjo, pasi disa javë me parë, skaneri nuk arriti të kapë 33.5 kg kokainë që policia zbuloi me qen anti-drogë brenda kontejnerëve me banane ardhur nga Ekuadori.

Byroja Kombëtare e Hetimit, strukturë e SPAK-ut, policia e kufirit dhe doganës në bashkëpunim me autoritetet portuale Durrës janë duke ushtruan kontrolle në 184 konteniere të importuar në portin e Durrësit.  

Përveçse me skaner kontrollet u kryen në mënyrë fizike dhe me qen antidrogë në kontejnerët e Banaking. Kontrollet e imtësishme kryhen pasi në portin e Durrësit dyshohet se kalojnë sasi të mëdha kokaine.

Rasti më i fundit më 4 nëntor, ku brenda arkave me banane që vitin nga Ekuadori për llogari të “Banaking” u gjetën 33.5 kg kokainë. Në kërkim është shpallur pronari i kompanisë ‘BanaKing’, Trifon Murataj, ndërsa mbahen në burg administratori dhe dy punonjës të skanerit në portin e Durrësit./VoxNews



Video