PD e Berishës dhe Gazment Bardhi çojnë mandatin e Xhaçkës në Kushtetuese

18 November 2022, 09:54Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

PD e Berishës dhe Gazment Bardhi çojnë mandatin e

Në një seancë maratonë të zhvilluar një ditë më parë në Kuvend, deputetët socialistë votuan raportin e mazhorancës të bërë në Këshillin e Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë që kundërshtonte heqjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

Sot deputetët e Partisë Demokratike kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për kundërshtimin e vendimit të një dite më parë të Kuvendit si dhe atë për konstatimin e papajtueshmërisë me Kushtetutën të mandatit të Olta Xhaçkës.

‘Pasi e zvarrit pa fund, një ditë me parë, mazhoranca bllokoi në parlament dërgimin në Gjykatën Kushtetuese, të kërkesës për shqyrtimin e papajtueshmërisë më Kushtetutën për mandatin e Olta Xhaçkës. Më këtë votim të turpshëm, mazhoranca e shndërroi parlamentin edhe një herë tjetër në një mburojë, për korrupsionin e qeveritarëve të saj,’ u shpreh Shehaj.



Video