Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me postimin që bëri dje mbi kompaninë Alabar që do të ndërtojë portin e Durrësit. Ai sqaroi postimin mbi “Manhatanin e Zagrebit”, ku theksoi se një kontroll i thjeshtë do të mjaftonte për të mos gabuar, ndërsa ka kërkuar falje duke qenë se e vërteta qëndronte ndryshe.
Postimi i Ramës:
Postimi i djeshëm mbi “Manhatanin e Zagrebit”nuk reflekton të vërtetën e ecurisë së mëtejshme të projektit dhe kërkoj ndjesë për nxitimin! Një kontroll i thjeshtë do mjaftonte për të mos gabuar, por kush s’është gënjeshtar as bën sikur s’ka gjë as nuk justifikohet, po kërkon falje!