Rama "ju qan hallin" italianëve: Ju mbarohet e gjithë rroga, s'kanë lekë në fund të muajit, ndryshe nga Shqipëria

18 November 2022, 19:13Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama "ju qan hallin" italianëve: Ju mbarohet e gjithë rroga,
Edi Rama

Kryeministri Rama vijon turin e tij në bashkitë e vendit, ku ditën e sotme u ndal në Vlorë. Gjatë një takimi me qytetarët, kreu i qeverisë shqiptare "ju qau hallin" italianëve në lidhje me pagat.

Rama deklaroi se gjysma e rrogës në Itali ikën qysh në fillim duke ia lënë shtetit dhe më pas për shumë italianë nuk u mbetet gjë në fund të muajit, ndryshe nga ne në Shqipëri.

"Sa e lartë është taksa mbi pagën në Shqipëri, kur faktikisht në Itali, thuajse gjysmën e pagës ia lë shtetit. Pastaj është edhe 23%, që është për ato që janë super të larta dhe shumëkush kur ia thua këto, thotë, “po mos na krahaso me ato se i kanë rrogat e larta, po jo se ata”, kur sheh një rrogë në një vend si Italia, duhet ta fillosh nga gjysma, se gjysma ikën një herë si fillim.

Gjysmë merr çon në shtëpi, pastaj do të vazhdosh me të tjerat dhe unë nuk po them që jemi më mirë se Italia, as nuk po them që në fund të muajit, për shumë njerëz mbetet diçka që mund të krahasohet me çfarë mbetet në Itali, por po të pyesni shumëkënd sot në Itali, do t’ju thotë që në fund të muajit nuk do t’i mbetet gjë sepse jeta është e shtrenjtë dhe tani me këto çmimet e energjisë dhe të gazit është një histori tjetër prapë që unë nuk e di se si do vazhdojë." tha Rama.


Video