Biseda e Berishës me presidentin Bush për negociatat e presidentit amerikan me Putinin për Kosovën

19 February 2024, 23:01Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Biseda e Berishës me presidentin Bush për negociatat e presidentit
Bush dhe Berisha

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka zbuluar në emisionin Zona Zero me Milaim Zekën në Top News, kërkesën e presidentit Bush në takimin me ish-kryeministrin Sali Berisha. Mediu shprehet se para ndalesës së tij në Tiranë, Bush fillimin kishte takuar presidentin rus, Vladimir Putin të cilit i kishte dhënë gjashtë muaj kohë për të mbajtur një qëndrim ndaj pavarësisë së Kosovës.

“Para shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Presidenti Bush erdhi në qershor në Tiranë dhe erdhi pas takimit të G8-ës dhe në takimin e G8 ka qenë edhe presidenti Putin pjesëmarrës. Ka pasur një debat mes presidentit Bush dhe Putin në atë kohë përsa i përket pavarësisë së Kosovës. Ajo çfarë presidenti Bush i ka deklaruar Putinit në atë kohë ishte që nëse Rusia nuk do të jepte një përgjigje pozitive brenda gjashtë muajsh, atëherë do të shpallej në mënyrë të njëanshme pavarësia e Kosovës. Dhe në takimin që ne patëm, ku ishte edhe kryeministri Berisha. Presidenti Bush i tha Berishës cili është qëndrimi yt. Berisha i thotë që është qëndrimi më i mirë për t'i dhënë Rusisë kohën e mjaftueshme për të reflektuar”, tha Mediu.


Video