Zbardhen skenarët e 20 shkurtit, a do ‘të jetë’ nesër Berisha në protestë?!

19 February 2024, 14:19Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zbardhen skenarët e 20 shkurtit, a do ‘të jetë’
Foto: Sali Berisha

Zbardhen detaje nga protesta e thirrur nga Rithemelimi.

Qytetarë nga e gjithë Shqipëria, mbështetës të opozitës, do t’i bashkohen nesër protestës që do të mbahet para Kryeministrisë, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në orën 17:30.

Për herë të parë pas shumë kohësh, deputetët e opozitës, kryesisht demokratë, kanë qenë në një zë për të shkuar drejt protestës.

Ndër të tjera mësohet se Rithemelimi ka marrë rreth 4-5 orë leje në polici për vijimin e protestës.

Po ashtu mësohet se në tubim nuk do të mungojë as fjalimi i Berishës, i cili mund të jetë live përmes lidhjeve online, pasi qëndron në arrest shtëpie, ose i regjistruar.

Po ashtu policia ka vendosur kamera me rezolucion të lartë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Mes të tjerash mësohet se në mes të protestuesve do të ketë edhe civilë.


Video