Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Kryeministri Edi Rama pritet të udhëtojë paraditen e së martës në një vizitë zyrtare të Turqi.
Në Ankara kryeministri Rama do të pritet nga presidenti turk Rexhep Taip Erdogan.
Rama shoqërohet në këtë vizitë nga ministri i Punëve të Jashtme Igli Hasani. Gjatë kësaj vizite pritet të nënshkruhen disa marrëveshje bashkëpunimi, por përmbajtja e tyre nuk bëhet e ditur.
Presidenti turk Erdogan e vizitoi vendin tonë në 17 Janar 2022 ku edhe inaguroi apartament e reja në Laç dhuratë e Turqisë pas tërmetit shkatërrues në vendin tonë.