Pse Kurti nuk ia përmendi emrin Thaçit në ditën e Pavarësisë? Pyetja e Zekës "vë në siklet" të ftuarit, Mediu: Shqiptarët minimizojnë...

19 February 2024, 21:42Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pse Kurti nuk ia përmendi emrin Thaçit në ditën e
Milaim Zeka

Pse askush nga liderat politikë në Kosovë, nuk ia përmendi emrin Hashim Thaçit, njeriut që deklaroi pavarësinë e Kosovës 16 vite më parë?

Kjo ka qenë pyetja që moderatori i emisionit “Zona 0”, Milaim Zeka i ka drejtuar të ftuarve në emisionin e parë që po transmetohet në “Top Story”, duke aluduar se në mes politikanëve është edhe “xhelozia” apo “zilia” ajo që i pengon.

Politikani Fatmir Mediu përdori një gjuhë pak më diplomatike, por theksoi se politikanët shqiptarë shpesh minimizojnë sukseset e kundërshtarëve të tyre politikë.

Mediu shtoi ndër të tjera se përveç politikanëve, është i gjithë populli shqiptar ai që meriton një vend të veçantë, pasi siç tha ai në kohët më të vështira braktisi çdo gjë për të mbështetur çështjen e Kosovës.

“Unë zotin Kurti për herë të parë e kam takuar në vitin 1998 në Parlamentin Europian. Ka qenë Albini me flokë të gjata në atë kohë. Sot ka më tepër se çdo nevojë tjetër që politika e Kosovës të mos e cënojë historinë. Ne kemi ndoshta një problem të madh, që suksesin e tjetrit e minimizojmë, dhe minimumin e suksesit tonë përpiqemi ta maksimaliojmë.

Ndërtimi i urave të komunikimit është hapi i njerëzve të mençur dhe njerëzve kombëtarë. Nuk është vetëm ai që merr pushkën, nuk është vetëm ai që është në parlament dhe firmos. Në radhë të parë janë të gjithë ata bashkëatdhetarë që lanë çdo gjë për t’u bërë pjesë e një lëvizjeje për të mbështetur Kosovën”, u shpeh Mediu.



Video