Bardhi akuza të forta Berishës: Foltorja e lidhur me bandat e Elbasanit

27 May 2022, 18:47Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bardhi akuza të forta Berishës: Foltorja e lidhur me bandat e
Berisha dhe Bardhi

Gazmend Bardhi i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha, pas ky i fundit e akuzoi sot për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan në fushatën për zgjedhjet e 25 prillit 2021, duke i kërkuar që të sqarojë rolin që ka patur në atë krim.

Përmes një statusi në Twitter, Bardhi shprehet se Berisha po hedh shpifje në drejtim të tij, duke thënë se në Elbasan kishte si funksion që të dyfishojë rezultatin për PD.

Po ashtu, Bardhi akuzon Berishën se “Foltorja” është e lidhur me bandat në Elbasan dhe se ish-kreu i qeverisë nuk është distancuar nga dicka e tillë.

“Shpifja është i vetmi mjet që i ka mbetur Sali Berishës për të bërë politikë. Ai e di shumë mirë se roli im në Elbasan ka qenë dyfishimi i mandateve për PD nga 3 në 6 mandate përballë terrorit të bandave të pushtetit, që sot janë në ortakëri me Sali Berishën.

Sot e kësaj dite nuk ka asnjë deklaratë të SB për t’u distancuar nga ndërhyrja e bandave të Elbasanit në punët e Foltores. Me shpifje as nuk mbulon dot të vërtetën, as nuk shkon dot larg." shkruan Gazment Bardhi.


Video