Ambasadorja e Suedisë njofton largimin nga Shqipëria: Faleminderit për 4 vite fantastike!

12 July 2023, 19:24Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ambasadorja e Suedisë njofton largimin nga Shqipëria: Faleminderit
Ambasadorja suedeze në Shqipëri, Elsa Hastad

Ambasadorja e Suedisë në Shqipëri, Elsa Hastad pritet të largohet nga vendi ynë pas përfundimit të mandatit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hastad njofton largimin, teksa thotë se ka kaluar katër vite fantastike në Shqipëri.

“Ky është postimi im i fundit nga Shqipëria Shqipëria. Faleminderit për 4 vite fantastike në këtë vend të bukur. Ka qenë një nder i vërtetë të përfaqësoj Suedinë. Ju dua të gjithëve! Shihemi vërdallë! Mirupafshim”, shkruan ambasadorja suedeze.

Pak kohë më parë, nga Shqipëria u largua pas përfundimit të mandatit edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim. Hastad dhe Kim njihen për miqësinë e tyre dhe shpesh herë janë parë bashkë të vizitojnë pika turistike dhe deri në zonat më të thella të vendit.

Hastad ka qenë një zë i fortë për mbrojtjen e minoriteteve më vulnerabël në Shqipëri.


Video