Avokatët: Ahmetaj ndodhet jashtë vendit për arsye familjare

12 July 2023, 17:00Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Avokatët: Ahmetaj ndodhet jashtë vendit për arsye familjare
Ish-ministri Arben Ahmetaj

Avokatët e Arben Ahmetajt kanë deklaruar se ish-zëvendës-kryeministri ndodhet jashtë shtetit “për arsye familjare”.

Dy avokatët mbrojtës, Henrik Ligori dhe Ardian Visha konfirmuan ditën e djeshme po gjatë mbledhjes së Këshillit të Mandateve se Ahmetaj ndodhet jashtë shtetit.

Sipas raportimeve, Ahmetaj ka lënë Shqipërinë duke u larguar të premten në datën 7 korrik nga Greqia, prej ku më pas dyshohet se është larguar për në Kanada.

Megjithatë, avokatët e ish-ministrit, që SPAK kërkon ta arrestojë, nuk kanë dhënë më tepër detaje për vendndodhjen mbi arsyet e largimit të tij.

Mbledhja për fatin e mandatit të Ahmetajt është duke vijuar në Kryesinë e Kuvendit, ndërsa vendimi për seancën se kur do të kalohet për votim kërkesa e SPAK, do të merret në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Mandateve.


Video