Rrahman Rraja dha dorëheqjen, KQZ i jep mandatin Arkend Ballës!

12 July 2023, 12:19Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rrahman Rraja dha dorëheqjen, KQZ i jep mandatin Arkend Ballës!
Në foto: Rrahman Rraja dhe Arkend Balla

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë sot mandatin e të lënë nga Rrahman Rraja, kandidatit vijues në listën e Partisë Socialiste, Arkend Balla.

Deputeti socialist, Rrahman Rraja e la mandatin të shtunën e kaluar pas publikimit të një videoje ku djali dhe vëllai i tij rrihnin barbarisht dy qytetarë të cilët kishin denoncuar më parë prishjen e shtëpive nga shpërthimet e një guroreje që administrohej nga të afërmit e deputetit.

Arkend Balla ishte i 12-ti në listën e Partisë Socialiste në qarkun e Durrësit dhe mblodhi 2463 vota në zgjedhjet e vitit 2021.


Video