Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Prej gati katër orësh është duke vijuar mbledhja e Këshillit të Mandateve për heqjen ose jo të mandatit të deputetit Arben Ahmetaj.
Pas prokurorëve të SPAK, të cilët kanë parashtruar kërkesën e tyre prej 11 faqesh drejtuar Këshillit, duke i kërkuar që t’i hapet rruga arrestimit të Ahmetajt, fjalën e kanë marrë avokatët mbrojtës.
Ai Ardian Visha dhe Henrik Ligori kanë kërkuar shtyrjen e seancës për ditën e nesërme. Sipas tyre, mbrojtjes i nevojitet më tepër kohë që të përgatitet për argumentet e tyre.
Sakaq, janë anëtarët e opozitës në këtë Këshill të cilët kanë insistuar që mbledhja të përfundojë sot.
Pak çaste më parë, avokatët kanë konfirmuar se Ahmetaj nuk ndodhet në Shqipëri.