Rama u flet senatorëve amerikanë për tensionet Kosovë-Serbi: Përshkallëzim i rrezikshëm

11 July 2023, 19:05Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama u flet senatorëve amerikanë për tensionet Kosovë-Serbi:
Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me delegacionin e senatorëve amerikanë në Samitin e NATO-s

Kryeministri Edi Rama është takuar me një delegacion senatorësh amerikanë gjatë Samitit të NATO-s që po mbahet në Vilinius të Lituanisë.

Rama thotë se me delegacionin nga SHBA ka diskutuar për situatën në Veri të Kosovës, që ka shkuar drejt një “përshkallëzimi të rrezikshëm”, kjo sipas tij, për shkak të “qasjes jokonstruktive të palëve.

Kreu i qeverisë shqiptare shprehet se ky përshkallëzim duhet ndaluar një orë e më parë dhe se palët duhet të kthehen në tyrezën e dialogut.

Rama thotë se ky takim është zhvilluar me kërkesë të senatorëve amerikanë.

“Vilnius, Lituani - Me delegacionin e Senatorëve Amerikanë në Samitin e NATO-s, në një takim të kërkuar prej tyre nisur nga shqetësimi për situatën në Veriun e Kosovës dhe qasjen jokonstruktive të palëve, e cila ka çuar në një përshkallëzim të rrezikshëm që duhet ndalur një orë e më parë, për t’u kthyer në tryezën e Dialogut duke finalizuar Marrëveshjen e Normalizimit”, shkruan kryeministri Rama në Facebook.


Video