Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Është ndërprerë për disa çaste mbledhja e Këshillit të Rregullores dhe Mandateve për shkak të kërkesës së anëtarëve të opozitës.
Deputetët Ervin Salianji, Saimir Korreshi dhe Dhurata Çupi, Greta Bardeli kanë kërkuar që mbledhja të zhvillohet me dyer të hapura.
Kjo ka shkaktuar edhe debat mes Salianjit dhe deputetes socialiste Ermonela Felaj. Në seancë nuk është i pranishëm Arben Ahmetaj, i cili përfaqësohet nga dy avokatët.
Seanca është kërkuar nga prokurorët e SPAK të bëhet me dyer të mbyllura për shkak të informacioneve sensitive që përmban dosja e provave. Vetë kreu i SPAK, Altin Dumani është i pranishëm në seancë.