Gazetari i njohur paralajmëron “goditje” edhe më të lartë se Ahmetaj, por nga e djathta

10 July 2023, 18:40Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gazetari i njohur paralajmëron “goditje” edhe më të
Ish-ministri Arben Ahmetaj duke dalë nga ambientet e SPAK

Gazetari i njohur Nikoll Lesi është i mendimit se aksioni i SPAK për goditjen e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë të korruptuar, sapo ka nisur.

Sipas tij, “vera do të jetë e nxehtë”, dhe goditjet e SPAK do të vijojnë edhe më lart se Arben Ahmetaj, i cili ndonëse prezumohet i pafajshëm, deri tani është zyrtari më i lartë nën shënjestrën e SPAK.

Ahmetaj ka mbajtur poste të rëndësishme si ish-ministër i Financave, deri te posti i zëvendës-kryeministrit, praktikisht numri dy i qeverisë Rama.

Por sipas Nikollës shumë shpejt do të arrestohet një ish-zyrtar shumë i lartë, këtë herë nga e djathta.

“Themelet e betonuara të SPAK nga Arben Kraja, tani po ngrihen me hekur-beton nga Altin Dumani. Do të kemi verë shumë të nxehtë për politikën e korruptuar shqiptare. Nga fundi i vjeshtës do ti kemi në burg të gjithë ata që guxuan të shpërdorojnë postin zyrtar dhe të vjedhin lekët e buxhetit”, shkruan ai.

Që timoni i SPAK deri tani ka prerë vetëm majtas, ky është një fakt publik, që ka shkaktuar edhe reagimin e vetë kryeministrit Edi Rama i cili ka thënë se SPAK duhet ta “godasë kuçedrën e korrupsionit në kokë”, duke mos parë “as majtas e as djathtas”.


Video