Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Avokatët e Arben Ahmetaj kanë kërkuar shtyrjen e mbledhjes së Këshillit të Mandateve për ditën e nesërme.
Sipas tyre, dosja është voluminoze dhe nuk kanë patur kohë të mjaftueshme për t’u njohur me të.
Mbledhja është parashikuar të nisë në orën 16:00 të së martës, ndërsa avokatët do ta parashtrojnë kërkesën.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit i ka kërkuar autorizim Kuvendit për arrestimin dhe kontrollin e banesës së ish-ministrit të Financave dhe ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.
Ish-ministri po hetohet për “shpërdorim të detyrës”, “fshehje të të ardhurave”, “korrupsion” dhe “pastrim të parave”. SPAK, bashkangjitur kërkesës për arrestimin e Ahmetaj ka dërguar në Kuvend edhe një dosje voluminoze.