Kryeministri i Holandës, Mark Rutte paralajmëron se do të largohet përgjithmonë nga politika, pas rrëzimit të qeverisë për shkak të politikave ndaj emrgrantëve.
“Kam bërë mirë dhe sinqerisht mendoj se është koha e duhur (për të dhënë dorëheqjen)”, tha Rutte të hënën, duke shtuar se ai po largohej “me shumë emocione dhe me shumë ndjenja të përziera”.
Rutte, i cili udhëheq prej 2010-ës dhe është lideri i dytë më jetëgjatë në Europë, tha se do t’i çojë dorëheqjen mbretit holandez, duke shkaktuar kështu zgjedhje të parakohëshme.
Rutte konsiderohet si një mik i afërm i kryeministrit Edi Rama, me të cilin janë takuar dhe kanë disktuar disa herë për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, madje pak kohë më parë ata botuan një shkrim si bashkëautorë në gazetën europiane “Politico”.
Vetëm një vit më parë, gjatë vizitës në Tiranë, Rama e quajti Rutten si një prej drejtuesve më me përvojë për Ballkanin Perëndimor.
“Jo se e kam në krah, por po të shihni rajonin për momentin drejtuesi më me përvojë që ka marrëdhënie të mira me të gjithë është ky burri që ka ditëlindjen sot”, tha Rama në atë kohë.