Prokurorët e SPAK dhe avokatët e Ahmetajt mbërrijnë në Kryesinë e Kuvendit, nis mbledhja për mandatin e ish-ministrit

12 July 2023, 15:59Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Prokurorët e SPAK dhe avokatët e Ahmetajt mbërrijnë në
Avokatët mbrojtës të Arben Ahmetajt mbërrijnë në Kryesinë e Kuvendit

Kreu i SPAK, Altin Dumani dhe prokurorja Enkeleda Millonai kanë mbërritur pak çaste më parë në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, aty ku pritet të nisë në orën 16:00 mbledhja e Këshillit të Mandateve për fatin e mandatit të Arben Ahmetajt.

Po në këto momente kanë mbërritur edhe avokatët mbrojtës të Ahmetajt, Henrik Ligori dhe Ardian Visha.

Mbledhja nisi ditën e djeshme por u ndërpre pas më shumë se katër orësh dhe u vendos shtyrja për ditën e sotme, me kërkesë të avokatëve të ish-ministrit Ahmetaj.

Avokatët kërkuan më shumë kohë për të shqyrtuar dosjen e mbërritur nga prokurorët e Prokurorisë së Posaçme.

Avokatët bënë me dije para këshillit se Ahmetaj nuk ndodhet në Shqipëri, por siguruan se nuk është në arrati. Megjithatë nuk bënë të ditur se ku është konkretisht.


Video