Avokatët e Arben Ahmetajt pretendojnë se në relacionin e prokurorisë për ish-ministrin është përdorur gjuhë joprofesionale dhe me fyerje, dhe se prokurorët janë sjellë si “Gestapo”.
Kjo, sipas deputetit të Partisë Demokratike Ervin Salianji, i cili në mbledhjen e Këshillit të Mandateve ka pyetur avokatët e Ahmetajt, nëse ish-ministri është nën sulme politike nga mazhoranca.
“Avokat, ju në fjalën tuaj thatë që duhet t’i ruhemi protagonizmit gjyqësor, thatë që ka gjuhë joprofesionale në relacion, që ka fyerje, që prokuroria u soll si Gestapo etj…
Ndërkohë duke i qëndruat mendimit që ne nuk jemi gjykatë dhe që garancia e imunitetit është garanci për sulmet politike po ju pyes pasi thatë që klienti juaj është vunerabël politikisht, mendoni që po sulmohet politikisht nga mazhoranca”, ka qenë pyetja e Salianjit për avokatët.
Salianji ka thënë se në publik flitet se gjatë pyetjes së Ahmetajt në SPAK, ky i fundit ka deklaruar se për disa vendimmarrje duhet të pyetet Edi Rama.
“Në publik po qarkullon që personi nën hetim ju është pergjigjur prokurorisë për disa pyetje se prokuroria duhet të pyesë Ramën për disa vendimmarje, keni autorizim ose info për ta qartësuar këtë?”, është shprehur Salianji.
Megjithatë avokati i mbrojtës i Ahmetajt, Ardian Visha nuk ka dhënë përgjigje të detajuara. Ai ka thënë se s’beson te drejtësia e SPAK-ut.
“Nuk gjen drejtësi në SPAK, aty nuk ka prova, ka vetëm aludime”, është shprehur avokati Vishaj.
Ndërsa depteteja socialiste Ermonela Felaj, thotë se prokurorët nuk kanë fuqi të ndikojnë, pasi kanë kaluar vettingun. “Çfarë ndikimi mund të kenë prokurorët e SPAK kur e kanë kaluar vetingun”, është shprehur Felaj.