“E lëshuat Ahmetajn”, deputeti i PS: Të hënën vendos parlamenti nëse do arrestohet

12 July 2023, 19:08Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“E lëshuat Ahmetajn”, deputeti i PS: Të hënën
Deputeti i PS, Arben Pëllumbi

Partia Socialiste ka reaguar për herë të parë lidhur me kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-ministrit Arben Ahmetaj.

Ka qenë deputeti Arben Pëllumbi i cili ka folur pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Mandateve, ku socialistët dhe demokratët pranuan kërkesën e SPAK për Ahmetajn.

Pëllumbi ka zgjedhur të mos bëjë deklarata politike, por është fokusuar gjatë fjalës së tij në një përshkrim të teknikaliteteve të këtij procesi. Pëllumbi tha se tashmë i takon parlamentit të vendosë për arrestimin e Ahmetajt, duke votuar raportin që do t’i paraqitet në një seancë të posaçme ditën e hënë në orën 17:00.

“Do t’i kalojë seancës plenare. Është ajo që merr vendimin. Për arrestim kontroll banese dhe kontroll personal. Këshilli u përpoq të bënte një proces të rregullt dhe të pakontestueshëm. Duhet të përgatitet raporti edhe në këtë rast. Sot duhet të dëgjonim edhe palën mbrotjëse dhe nuk mund të kishim një raport pa e përgatitur atë.

Raportin duhet t’ia dorëzojmë kryetares së Kuvendit, dhe ditën e hënë në orën 17:00 do të kemi një seancë të veçantë. Për sa kohë ne bindemi që procedura është e rregullt dhe nuk ka fakte që të vërtetojnë që ka një tejkalim të kërkesave, sigurisht kemi qëndrimin tonë për të mos bërë avokatin e askujt”, deklaroi deputeti Pëllumbi.


Video