Miratohet me procedurë të përshpejtuar projekti për Portin e Durrësit, Alibeaj: Pse po ecni kaq shpejt me këtë aferë 2 miliardë euro

9 November 2022, 10:44Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Miratohet me procedurë të përshpejtuar projekti për Portin e
Enkeledj Alibeaj

Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot procedurën e përshpejtuar për Portin e Durrësit me 62 vota pro dhe 19 kundër.

Opozita ka kundërshtuar në mënyrë kategorike procedurën e përshpejtuar, duke thënë se kjo është një aferë financiare që do të kthehet në aferë korruptive.

Gjatë fjalës së tij në foltoren e Parlamentit, Enkelejd Alibeaj ka kërkuar që të mos miratohet ky projekligj me procedurë të përshpejtuar pasi ai ka theksuar se ky ligj kushton 2 miliardë e 100 milionë euro teksa i ka bërë thirrje mazhornacës për bërjen transparente të dokumenteve.

Enkelejd Alibeaj: Pse teksa sot kur duhet të diskutojmë buxhetin, papritur sillni me procedurë të përshpejtuar të Portit të Durrësit? Përse të shtyn ty dhe ju të gjithëve arsyen për të ecur shpejt? Ky është projektligji që doni ta kaloni ju me shpejtësi të madhe, një projektligj që ka 5 nene bashkë me hyrjen në fuqi.

Ky ligj është ligji që kushton më shumë në 30 vite, 2 miliardë e 100 milionë euro është kostoja e këtij projektligji me 5 nene. 400 milionë 2 nene dhe ju doni ta kaloni me procedurë të përshpejtuar sot kur diskutohet buxheti në këtë mjegullnajën e madhe. Ju sot nuk po bëni gjë tjetër veçse jeni duke prerë shiritin e një afere ekonomike që shumë shpejt mund të kthehet në aferë korruptive.

Ka vetëm 5 nene, ndërkohë që ka 1 vit që negociohet, çfarë është dhënë dhe çfarë është marrë? Sa është shuma që shteti fiton? Jeni duke shitur 1 milionë metra katrorë nga zemra e Shqipërisë, Porti i Durrësit për 2 miliardë e 100 milionë. Kjo shumë do të mbyllë gojën e shumë prej mediave, mundet të mbyllë gojën dhe shumë organizatave, por gojën e deputetëve të opozitës, janë të pakapur.  

A mos ka pasur ndonjë tjetër subjekt i cili të ketë qenë i interesuar? A ka pasur ndonjë procedurë konkurruese që Portin e Durrësit të ja ofrojë dikujt që mund të ofrojë më shumë se kaq? Vini sot vjedhurazi për aferën më të madhe ekonomike. Kërkoj që Kuvendi të mos e miratojë miratimin e këtij ligji me procedurë të përshpejtuar, qeveria të sjellë të gjitha dokumentet. Fakti që nuk i keni sjellë sot e doni ti kalonoi me shpejtësi, aty fshihet djalli.

Sot është prerja e shiriti të një afere ekonomike e cila me daljen në dritë të dokumentetve mund të shndërrohet në aferën korruptive. Shmangeni këtë, bëjani detyrim këtë deputetëve. Hiqni dorë nga miratimi me procedurë të përshpejtuar dhe bëni transparente dokumentet.

Projektligji për përshpejtim të procedurës për projektligjin për Portin e Durrësit është miratuar me 62 vota pro dhe 20 kundër.


Video