Ish-deputetja e PD-së, Eleina Qirici ka refezuar të marrë pjesë në "Primaret" për Bashkinë e Korçës, edhe pse ishte propozuar nga anëtarësia e degës.
Këtë gjë e ka bërë me dije vetë Eleina Qiriçi përmes një postimi në rrjetet sociale, ku falenderon demokratët. Ajo shkruan se do të jetë pjesë e procesit për të siguruar një garë dinjitoze në primare dhe fitoren e PD-së në zgjedhjet vendore të 14 Majit.
Kujtojmë se një ditë më parë, për primaret e PD-së për Bashkinë e Korçës shpalli kandidaturën mjeku gjinekolok Gjergji Gjata.
Reagimi i plotë:
Të dashur demokratë dhe qytetarë të Korçës!
Falenderoj me mirënjohje dhe respekt secilin prej jush që më ka propozuar në strukturat politike të Partisë Demokratike Dega Korçē, si kandidate për Primaret e Kryetarit të Bashkisë!
Falenderoj me mirënjohje dhe respekt secilin prej jush që më keni shkruar apo telefonuar për t’ju përfaqësuar në këtë garë!
Ju vlerësoj maksimalisht!
Por, dua të ndaj me ju vendimin tim për të mos kandiduar për Kryetar Bashkie të Korçës.
Korça DUHET tu kthehet banorëve të saj, ti jepet FUND tenderave korruptive dhe gllabërimit të pronave / mjediseve në kundërshtim me interesin e komunitetit.
Referendumi lokal është domosdoshëri!
Ndaj do të jemi bashkë në këtë proces për të siguruar një garë dinjitoze në primare dhe fitoren e forcës sonë politike!
12 Nëntor tek Kryeministria!
Me respekt, Eleina