Letra e Grida Dumës drejtuar Kuvendit për dorëheqjen e saj si deputete është zbardhur.
Në letrën drejtuar kryeparlamentares Lindita Nikolla dhe Kreut të Grupit Parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj, Duma shkruan se vendimi për lënien e mandatit është mbështetur në vullnetin e saj të lirë.
Po ashtu ish-deputetja shkruan se këtë vendim e ka marrë duke u bazuar në arsyetimin e saj se si duhet përmbushur misioni i përfaqësimit të votuesve.
Letra e plotë:
Ju drejtohet me këtë shkresë në mënyrë që, në cilësinë e detyrës dhe pozicionit Tuaj, të kryeni hapat formalë që pasojnë lënien apo dorëzimin e vullnetshëm të mandatit tim si deputete e Kuvendit të Shqipërisë, Partia Demokratike, Qarku Tiranë. Vendimi për lënien apo dorëzimin e mandatit të deputetes, mbështetet në vullnetin tim të lirë e të plotë, bazuar në bindjen dhe arsyetimin tim se si duhet përmbushur misioni i përfaqësimit të votuesit. Për rrjedhojë, nga dita e sotme që mban datën e shënuar në këtë shkresë, ju dorëzoj mandatin e deputetit.