Pritet të futet në Kuvend, Astrit Patozi i drejtohet Petrit Dodës: E ke falë Bindjes Demokratike dhe Myslym Murrizit

7 November 2022, 22:45Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pritet të futet në Kuvend, Astrit Patozi i drejtohet Petrit
Patozi dhe Doda

Pas lënies së mandatit nga deputeti demokrat Alfred Rushaj, vendin e tij në Kuvend pritet ta zërë biznesmeni Petrit Doda si kandidati me më shumë vota në listën jofituese të Qarkut të Tiranës, edhe pse renditej i 32-ti në listë.

Lidhur me këto zhvillime ka ardh një reagim dhe nga ish-kryetari i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Patozi thekson se marrja e mandatit nga Petrit Dode nuk do të ishte e mundur pa kontributin e Bindjes Demokratike, të cilët kërkuan hapjen reale të listave të deputetëve.

Më tej Patozi shkruan se nëse e ka problem të falenderojë Bindjen Demokratike për këtë, atëhere të falenderojë ish deputetin Myslim Murrizi, pasi dhe ai ka qenë bashkëpuntor në nismën e hapjes reale të listave.

“TË PAKTËN TË FALENDEROJË MYSLIM MURRIZIN

Këtë deputetin që do të zëvendësojë Alfred Rushajn në grupin parlamentar të Partisë Demokratike nuk e njoh, por mora vesh se paska qenë numri 32 i listës së Lulit dhe Doktorit në zgjedhjet e 25 prillit.

Nuk e si se sa dijeni ka ai, por kjo arritje do të ishte e pamundur pa kontributin e Bindjes Demokratike, që rrëzoi herësin e Rama-Bashës dhe i hapi realisht listat e deputetëve, pasi e dërgoi çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Që do të thotë se atij i binte radha të hynte në Kuvend, pasi të dorëzonin mandatin të gjithë deputetët e foltores dhe të antifoltores marrë së bashku, nëse do të ishte në fuqi Kodi Elektorai i para zgjedhjeve.

Dhe nëse për ne mund ta ketë pak të vështirë të prononcohet për shkak se mund t’i konsiderohet njollë në biografi, të paktën të falenderojë Myslim Murrizin, të cilin e ka brenda partisë, sepse me të kemi qenë bashkëautorë në nismën e hapjes reale të listave”, shkruan Patozi.


Video