"Je prototipi i modelit Berishist”, Artur Zheji "ia plas në sy" Këlliçit: Ti nuk je mbi palët

7 November 2022, 17:39Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Je prototipi i modelit Berishist”, Artur Zheji "ia plas në
Zheji dhe Këlliçi

Analisti Artur Zheji ka akuzuar kandidatin e primareve në PD Belind Këlliçi si prototipi i modelit “Berishist” në kandidimin për Tiranën. Në emisionin “Pikat mbi i” në News24, Zheji tha se PD vuan nga përçarja sepse prioriteti politik për Enkelejd Alibeajn është të largojë largojë modelin “Berisha” nga drejtimi i opozitës.

Debati:

Zheji: Siç janë zgjedhje politike për ty, për doktor Berishën, për Partinë Demokratike të Berishës që mendon që është e vetmja Parti Demokratike, mund të jenë zgjedhje politike edhe për Enkelejd Alibeajn. Që do të thotë, ai ka prioritet politik, të largojë modelin “Berisha” nga drejtimi i opozitës. E ka shumë më të rëndësishme. Dhe ti je prototipi i modelit “Berishist” në kandidimin për Tiranën.

Këlliçi: S’e kuptoj pse duhet të jem unë prototipi, kur ndërkohë...

Zheji: Sepse je kandidatura e Berishës, mendohet...

Këlliçi: Jo s’jam kandidatura. Nëse ndodh nuk do jemi kandidatura e Berishës, do të jem kandidatura e bazës së Partisë Demokratike.

Zheji: Kjo është ajo që mendon ti dhe mbështetësit e tu, por mbështetësit e Alibeajt dhe Alibeaj e mendojnë kështu, me këtë optikë. Pra ti nuk je mbi palët.


Video