Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Demokrati Alfred Rushaj ka dhënë dorëheqjen nga mandati i deputetit.
Burime për mediat bëjnë me dije se Rushaj pasi dha dorëheqje si kryetar i grupit parlamentar të PD-së, ka hequr dorë edhe nga mandati i deputetit.
Këtë vendim ai e ka marrë për shkak të angazhimeve personale. Rushaj pritet ta zyrtarizojë dorëheqjen nga mandati i deputetit ditën e martë.
Pavarësisht se ka qenë deputet, prej kohësh ai nuk ka qenë aktiv në politik apo Kuvend. Rushaj u zgjodh si deputet në zgjedhjet e 25 Prillit 2021 në Qarkun e Tiranës ku arriti të marrë 2334 vota.