Mbyllja e kopshtit turk, Berisha: Erdogani urdhëroi vasalin në Tiranë, Rama njeri i çmendur dhe pa karakter

7 November 2022, 18:02Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mbyllja e kopshtit turk, Berisha: Erdogani urdhëroi vasalin në
Berisha

Kryetari i PD-së Sali Berisha ka zhvilluar pasditen e sotme një bisedë të hapur me prindërit e fëmijëve të kopshtit privat "Zubeyde Hanim", kopsht me 24 vite eksperiencë në Shqipëri i cili u mbyll më 23 shtator me vendim të Qeverisë.

Gjatë bashkëbisedimit, Berisha tha se ky është një vendim me urdhër të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, teksa e konsideroi Ramën si një njeri të çmendur, anormal, të pafytyrë dhe pa karakter.

Sipas Berishës, shqiptarët nuk mund të trajtohen në këtë mënyrë për karrigen e Ramës, të cilin e konsideroi si vasal të presidentit turk.

"Mbylljen e kopshtit të fëmijëve, e kam konsideruar dhe konsideroj një nga ngjarjet më të rënda që mund ti ndodhë një vendi të pavarur, sovran. Asgjë nuk detyron një qeveri më shumë se fëmija, asgjë nuk detyron një prind më shumë se fëmijë, asgjë nuk detyron më shumë se fëmija. Të vendosësh të mbyllësh një kopsht me 250 fëmijë është pak të thuash se je 250 herë i çmendur, amoral, ia pafytyrë, i pakarakter. Të gjithë ata që rrisin fëmijë, kanë fëmijë, vogëlushë, që i përcjellin çdo ditë në kopsht e dinë se çfarë lidhje shpirtërore ekziston mes fëmijës, shoqeve, shokëve, kujdestarëve të kopshtit vet.

Nuk ka njeri normal që mund të imagjinojë të mbyllë një kopsht pa asnjë shkak, me urdhër nga jashtë. Këtë e bën vetëm një qeveritar që është i shkëputur tërësisht nga interesat e fëmijëve në radhë të parë, ëndërrat e fëmijëve, nga interesat e prindërve, shoqërisë, që bën gjithçka për karrigen e tij, që nuk jeton në një realitet që nuk ka nocionin më elementar se çfarë do të thotë sovranitet i vendit. Në rastin konkret, për këtë tokë, vend, 500 vjet me radhë vendimet janë marrë në Stamboll, por u shkëputën nga ajo kohë. Vendimet duhet të merren në Tiranë. Kjo e kopshtit të fëmijëve është historia më e turpshme. Dikur perandoria mbyllte shkollat se mësohej shqip në to, por ne nuk jemi këtu për të bërë historinë me perandorinë, sepse ne me Turqinë kemi punuar dhe punojmë për të shkruar faqe bashkëpunimi dhe miqësie.

Ka probleme të brendshme ai politike dhe urdhëron vasalin e tij në Tiranë të mbyllë kopshtin. Dhe ky është anti prind që e bën këtë. Çfarë do të ju them unë këtyre vogëlushëve, se nesër nuk do të shkoni në kopsht se e ka mbyllë qeveria, si mund të ndodhë kjo. Kjo është historia më e turpshme në Europë, nuk mund të përshkruhet. Del dhe e falënderon ministri i Jashtëm turk, i cili dikur ka qenë një njeri i shquar i të drejtave të njeriut. Këtu është shkelur çdo ligj, rregull, parim, njerëzor, kushtetues, ligjor. Por edhe në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Unë kam punuar për marrëdhënie miqësore mes Shqipërisë së Turqisë, por unë i them presidentit turk, ai e di mirë fjalën e time, se në këtë mënyrë në këtë vend interesat turke marrin fund. Nuk mund të trajtohen shqiptarët në këtë mënyrë për karrigen e Ramës.  Çfarë do të thotë kjo. Çfarë rreziku ka një kopsht shembullor me 250 fëmijë. Çfarë interesash janë këtu. Këtij mund ti thuash çdo fjalë, por nuk ka asnjë gjë shqiptare."- tha Berisha.


Video