A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus

Tashmë nuk ka asnjë dyshim. Është konfirmuar që demokratja Grida Duma ka lënë mandatin e deputetes.
Dje u raportua se Duma do të nisë një emision dy herë në javë në Top Channel.
Mandati i Grida Dumës i kalon Ori Nebiajt, pasi në zgjedhjet e 2021 ka siguruar 5599 vota preferenciale.
E kontaktuar nga mediat, Nebiaj pohoi se për momentin nuk kishte asnjë koment për këtë çështje.
Një ditë më parë mandiatin e deputetit e la edhe demokrati Alfred Rushaj. Ai u largua për shkak të angazhimeve personale, ndërsa vendin e tij do e marrë Petrit Doda.