Sazan Guri kërkon të bëhet kryebashkiak i Beratit: Rivalin tim në "Primare" do e bëj nënkryetar, nëse fitoj

8 November 2022, 18:27Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sazan Guri kërkon të bëhet kryebashkiak i Beratit: Rivalin tim
Sazan Guri

Ambientalisti Sazan Guri ka shpallur kandidaturë për të garuar në "Primaret" e PD-së për Bashkinë e Beratit ku do të zgjidhet kandidati për zgjedhjet vendore të 14 Majit.

Këtë gjë, Guri e bëri me dije gjatë një bashkëbisedimi me liderin e PD-së Sali Berisha. Ambientalisti tha se nuk ka rëndësi nëse fiton apo jo, por e rëndësishme është të guxojë. Madje ai tha më tej se nëse i fiton zgjedhjet, rivalin e tij në "Primare" do e bëjë direkt nënkryetar bashkie

"Unë guxova, kryetar bashkie në Berat, s'ka rëndësi nëse me zgjedh primarja apo jo. Po unë guxova si intelektual, si djalë berati. Madje i thashë kolegut, nëse unë zgjidhem kryetar ti do jesh automatikisht nënkryetar, ai që konkuron. S'ka rëndësi fare, të guxojmë." tha Sazan Guri


Video