Policet “hot” zbarkuan në protestë, reagon ashpër Zegjine Caushi: Turp! (Video)

1 November 2026, 09:47Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Policet “hot” zbarkuan në protestë, reagon ashpër
Zegjine Çaushi,

Deputetja socialiate Zegjine Çaushi, ka reaguar ashpër pas daljes në protestë të disa vajzave të veshura me një uniformë të ngjashme me atë të Policisë. 

Çaushi shkruan se është e turpshme dalja me këtë veshje e tyre, sa kohë që pas uniformës së policisë qëndrojnë gra e vajza që e kryejnë me dinjitet detyrën e tyre. 

Policet “hot” zbarkuan në protestë, reagon ashpër

"Pas uniformës së Policisë së Shtetit qëndrojnë gra që e veshin çdo ditë me dinjitet, përgjegjësi dhe përkushtim. Është e patolerueshme që disa "personazhe" si këto të tallen me gratë që i shërbejnë me dinjitet kësaj uniforme", shkruan deputetja socialiste.

Katër vajza të veshura si police iu bashkuan protestës mbrëmjen e sotme përpara Kryeministrisë.

Ato kishin zgjedhur kostumin e uniformave blu natën e festës së Halloween-it, por duke shfaqur edhe linjat e tyre, teksa tërhoqën vëmendjen e të pranishmëve.

“Na vini prangat, duam të arrestohemi”, dëgjohet teksa thërret një protestues, një thirrje “e sinqertë” që vjen pas ditëve të tëra të përballjeve me gaz lotësjellës dhe ujë me presion.


Video