Mes zërave për ribashkim mes Donald Veshajt dhe Bora Zemanit, aktori dhe Semi Jaupaj kanë sheshuar gjërat dhe janë shfaqur për herë të parë pas daljes nga “Big Brother VIP” krah njëri-tjetrit.
Donaldi ka publikuar një video në Instastory ku iu bën thirrje ndjekësve të mos humbasin episodin e ri të “Më lër të flas” dhe krah tij shfaqet Romeo me Semin. Duket se këngëtarja do jetë e ftuara e radhës në emision ku shumë gjëra do thuhen.
Në këngën e re të publikuar dje Semi flet për një djalë që tradhton të dashurën e tij i cili është i penduar, ndërsa ajo shprehet “nuk e di a do mundem ndonëjherë të ta fal.”Ndjekësit menjëherë kanë vërshuar në komente duke shkruar se kënga është përsëri një dedikim për Borën dhe Donaldin, ashtu si kënga “Mos u Kthe.”