Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Raporti mes Bora Zemanit dhe Donald Veshaj ka "pushtuar" median rozë ditët e fundit, pasi dyshja u shfaq sërish bashkë krah njëri-tjetrit në eventin e organizuar nga stilisti Valdrin Sahiti.
Pasditen e kësaj të mërkure, Bora ka ripostuar një video në InstaStory, ku në të shfaqej dhe Donaldi. Por, story ka zgjatur shumë pak, pasi moderatorja e ka fshirë. Nuk dihet nëse moderatorja nuk e kishte vënë re Donaldin që ishte tek videoja, apo u pendua më pas.
Gjithsesi, ajo që dihet tashmë është se dyshja ka nisur sërish komunikimin së bashku, por ende nuk dihet nëse Bora e ka falur Donaldin për lidhjen me Beatrix gjatë BBV.
