"Mirë ja bëri LGTB-së", Agim Doçi: Ja pse Ronela e vendosi dorën mbi "plaçkën"

18 May 2022, 15:27Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Mirë ja bëri LGTB-së", Agim Doçi: Ja pse Ronela
Agim Doçi dhe Ronela Hajati

Performanca e Ronela Hajatit në Eurovision hapi një debat të madh jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë, për shkak se vetë Eurovision censuroi një prej fotove të saj.

Gjatë kërcimit të këngës së saj "Sekret", Ronela kishte një moment ku vendoste dorën mbi pjesët intime dhe ky veprim i saj është kritikuar shumë nga shqiptarët. Gjithsesi, anëtari i jurisë së Festivalit të Këngës në RTSh, që përzgjodhi si përfaqësuese të Shqipërisë në Eurovision, Agim Doçi ka dalë në mbrojtje Ronelës.

Sipas tij, bordi i Eurovisionit janë anëtarë të komitetit LGBTI+ dhe se këngëtarja i tregoi se ka dhe femra në këtë botë.

“Të dish një diçka t’i Robert Aliaj Dragot. Ronela ja bëri shumë mirë bordit drejtues të LGTB-së të Eurosongut, se janë gay ato që paguajnë milionat për Eurosongun. Ronela i tha gjithë festivalit se ka dhe femra kjo botë, ndaj vuri dorën mbi atë plaçkën.” - tha Agim Doçi gjatë një emisioni televiziv.


Video