VIDEO/ “Lutesh te dera e shtëpisë", Semi publikon tjetër këngë dedikuar historisë Bora-Donald?

18 May 2022, 21:54Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ “Lutesh te dera e shtëpisë", Semi publikon
Semi dhe Donaldi me Borën

Semi Japuaj ka publikuar ditën e sotme këngën e saj të re, të titulluar "Ani" dhe duket se pas këngës "Mos u kthe" edhe kjo i dedikohet historisë së dashurisë mes mikeshës së saj Bora Zemanit dhe Donald Veshajt.

Janë shumë detaje që të bëjnë të dyshosh se kënga ka lidhje me Borën dhe Donaldin. Teksti i këngës "Ani" flet për një pendesë, që duket si pendesa e aktorit ndaj moderatores.

“Tu luta, tu luta, tu luta ti mos bëj gabime. Tu luta, tu luta, tu luta ti mos thyej premtime. Djalo ti nuk je normal. Djalo ti nuk je normal. Prej vetes ke ik ti, prej vetes ke dalë. Nuk e di a muj naj herë me ta fal.", janë fjalët e para të Semit.

Ajo duket sikur reflekton të gjithë atë që është përfolur në media për dyshen. Pak kohë më parë, qarkulloi në media një foto e një makine që ndodhej poshtë shtëpisë së Borës dhe pretendohej se i përkiste Donaldit. Si duket, ky detaj vihet re në këngën e saj. Për më tepër, në një nga sekuencat e klipit, Semi shfaqet në një makinë, gjë që shton më shumë dyshimet.

“Ani ani, hajt se ki me ardh ti te dera e banesës tem, ki me u lut ti a mrena a m’len. Ani, ani, hajt se ki me ardh ti. Te unë ki me kërku falje se të kam dasht ti kurrë nuk u nale.”, thotë Semi. Ajo i kujton gjithashtu aktorit të humorit momentin kur e humbi mikeshën e saj të ngushtë.

“U ngute, u ngute, u ngute, e sheh si më humbe. Më humbe, më humbe kur buzët e tjera i puthe. Djalo ti nuk je normal, prej vetes ke ik ti, prej vetes ke dal. Nuk e di a muj naj herë me ta fal.”, thotë Semi në këngën e saj.

Kujtojmë se raporti mes Bora Zemanit dhe Donald Veshaj ka "pushtuar" median rozë ditët e fundit, pasi dyshja u shfaq sërish bashkë krah njëri-tjetrit në eventin e organizuar nga stilisti Valdrin Sahiti.


Video