A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus
Teksa kritikat në vendin tonë rreth performancës së saj në Eurovision vijojnë, Ronela Hajati shijon të mirat që ajo i solli jashtë kufijve, përveç finales së festivalit europian ku nuk mundi të kualifikohej.
Këngëtarja publikoi një foto nga një studio muzikore në Instagram. Bashkë me të ishin dhe përfaqësuesit e Austrisë, LumiX dhe Australisë, Sheldon Riley.
“Koha e studios”, shkroi Ronela krahas fotos. Më pas ajo postoi një tjetër foto ku shkruante: “Nuk mund të them akoma asgjë por gjëra të mira po vijnë.” Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një bashkëpunim mes tyre por duke marrë shkas nga këto postime që ka bërë së fundmi, nënkuptohet se ajo po vjen me një duet.

