Donaldi poston videon e pazakontë me fustanin e Borës: A janë lidhur?

16 May 2022, 22:50Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Donaldi poston videon e pazakontë me fustanin e Borës: A janë
Donaldi poston videon e pazakontë me fustanin e Borës: A janë lidhur?

Stilisti i njohur, Valdrin Sahiti po prezanton sonte koleksionin e tij më të ri. Edhe Bora Zemani ka marrë pjesë sonte në sfilatën që ka organizuar stilisti në Kosovë. Moderatorja dukej mahnitëse me fustanin që kishte veshur, që i vinte në pah linjat trupore.

I ftuar gjithashtu në event është dhe aktori i humorit, Donald Veshaj. Donaldi ka bërë një postim të pazakontë në rrjete sociale. Ai ka publikuar një video nga sfilata ku vihet re hija e një fustani që kalon pranë.  


Nga një vështrim i thjeshtë, kuptohet qartë se bëhet fjalë për fustanin që kishte veshur Bora Zemani. Çfarë po përpiqet të thotë aktori i humorit?


Për portalin e showbizit, kryefjala.com, Donaldi dhe Bora janë të lidhur. Sipas këtij portali, Bora nuk dukej aspak e “shqetësuar” teksa shoqëronte me makinën e saj Donaldin në një nga mbrëmjet e tij koncertore në Kosovë. Burimet thonë se e kanë parë çiftin në Morinë, të dy me kapele në makinën që i jepte Bora dhe ku Donaldi ishte pasagjerë. Në kufi janë regjistruar në të njëjtën kohë në regjistrin elektronik.

Pas tyre ka qenë dy vëllezërit e Donaldit, Romeo dhe Mario si dhe kantautori Elgit Doda. Pra çifti i shumëpërfolur i shoëbiz-it janë jo vetëm bashkë por edhe të pandarë. Me pak fjalë Borës po i bëhet ëndrra realitet duke e parë Donaldin 24 orë në 24 jo vetëm kur e kishte në Big Brother por edhe tani që e ka në të njëjtin institucion, madje edhe kur e shoqëron në koncertet e tij, shkruan kryefjala.com.


Video