Johnny Depp kundër Amber Heard është për momentin gjyqi më i bujshëm në botë. Por ditët e fundit vëmendja diku tjetër: tek avokatja e aktorit, Camille Vasquez.
“Në një botë me Amber Heards-sa, bëhu një Camille Vasquez”, është një ndër frazat më të shkruara në rrjetet sociale.
Vasquez shërben si një nga avokatet e Johnny-it në luftën e tij kundër Amber Heard, të cilën e akuzon për shpifje në një artikull të shkruar në vitin 2018 për Washington Post.

Pse të gjithë ata që kanë ndjekur rregullisht gjyqin flasin për avokaten Vasquez?
Camille dallon për pyetjet e saj të vështira, që gati-gati ia bënë të pamundur aktores të jepte një përgjigje precize.
Gjatë marrjes në pyetje në seancën e së martës, avokatja e ktheu Heard-in në disa pika, duke përfshirë pretendimin e saj se droga dhe alkooli e kthyen Depp-in në një “përbindësh” që bëhej i dhunshëm me të.
“Kush ishte përbindëshi i vërtetë në këtë marrëdhënie, zonja Heard?” -pyeti Vasquez.
“Është gjysma e Johnny-it. Nuk është i gjithë Johnny,” -u përgjigj Heard. “Gjysma tjetër e tij është e mrekullueshme, e bukur dhe i përket njeriut që kam dashur.”
????Queen Camille The Great ???????????? #camillevasquez #JohnnyDeppVsAmberHeard #JohnnyDepptrial #johnnydepp #AmberHeard pic.twitter.com/JyNzgEMizb
— overthinking (@overthinking999) May 17, 2022
Më tej, avokatja prezantoi foto të shumta të Heard-it, të bëra ditë pas incidenteve të supozuara, pa shenja të dukshme lëndimi. Heard tha se ajo përdori make-up për të mbuluar plagët.

Kush është Camille Vasquez?
Depp po përfaqësohet prej një ekipi të një firmë të madhe ligjore ndërkombëtare, Brown Rudnick, anëtare e së cilës është edhe avokatja 37-vjeçare, Vasquez.
Vasquez është e specializuar në çështje gjyqësore dhe arbitrazh. Fokusi i saj janë rastet e shpifjes nga ana e paditësit – si ajo që Depp ka sjellë kundër Heard në lidhje me shkrimin e saj në Washington Post 2018.

Vasquez studioi në University of Southern California në 2006 dhe Southwestern Law School në 2010, ku u dallua si një prej studenteve më ekselente.
E njohur për natyrën e saj të ashpër teksa merr në pyetje dhe mënyrën sesi nxjerr detajet në sipërfaqe, avokatja e yllit të filmave është bërë virale në Twitter dhe TikTok pas shpërndarjeve të shumta të videove nga ata që ndjekin rregullisht gjyqin Amber-Johnny.

Në disa media është aluduar se avokatja dhe Johnny edhe një lidhje romantike së bashku.
