"Belind Këlliçi me orë 100 mln lekë", reagon deputeti: Kushton 500 euro

30 March 2022, 12:00Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Belind Këlliçi me orë 100 mln lekë", reagon
Ora e Belind Këlliçit

Mbrëmë në emisionin Opinion i ftuar në panel ku po diskutohej për çështjen e inceneratoreve ishte dhe deputeti i PD Belind Këlliçi.

Në media u shkruajt më pas se ora që deputeti mbante në dorë kushto rreth 100 milionë lekë.

“Fjalët binin ndesh me aksesorët e deputetit. Këlliçi mbante në dorë një orë të tipit Audemars Piguet që kushton plot 82.400 USD! Pra rreth 100 milionë lekë. Me sa duket, në Shqipëri, politika i bën të gjithë ushtruesit e saj, të pasur”, – shkroi portali PRIZA

Vetë deputeti ka reaguar pas përhapjes së lajmit duke thënë se ora për të cilën bëhet fjalë kushton 500 euro.

"Belind Këlliçi me orë 100 mln lekë", reagon
Ora për të cilën bëhet fjalë, sipas deputetit

“Dua t’ju sqaroj se artikulli është i pasaktë dhe dëmton imazhin tim. Ora që shihni është e markës Carlo Dali dhe kushton në internet 500€. Kërkoj që ky lajm të përgënjeshtrohet menjëherë” – shkruan deputeti.

 



Video