Ermal Mamaqi flet për ndarjen e bujshme të Donaldit dhe Triksës dhe sqaron shakanë me Borën

30 March 2022, 11:56Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ermal Mamaqi flet për ndarjen e bujshme të Donaldit dhe Triksës
Ermal Mamaqi

Komediani i njohur shqiptar, Ermal Mamaqi, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”.

Ai ka sqaruar shumë gjëra që u bënë virale në rrjete sociale e shkaktuan debate të mëdha.

Mamaqi ka folur për situatën që bëri bujë në Big Brother VIP, duke u cilësuar si arsyeja e ndarjes së Beatrix me Donaldin, për një shaka që kishte bërë si i ftuar në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

“Nuk besoj që është kjo, arsyeja që ata janë ndarë dhe nuk e di që janë ndarë. Desha të them, po ç’lidhje ka këtu Bora”, u shpreh ai.

Më tej, biznesmeni i njohur ka sqaruar për të gjithë edhe një deklaratë për Borën të bërë në një nga intervistat paraprake, gjoja për një shumë të madhe që kjo i kishte kërkuar për t’u bërë pjesë e një projekti të Mamaqit.

“I detyrohem Borës një sqarim dhe të gjithë njerëzve, se ajo pjesa që unë kam përmendur Borën ka qenë një shaka shoqërore. Borën e kam një shoqe shumë të mirë, është një nga njerëzit që janë në ekran dhe unë e vlerësoj shumë për punën dhe për arritjet që ajo ka bërë sigurisht që është e vërtetë që i kam prezantuar për të marrë pjesë si aktore, por jo në serial. Në një film tjetër. Ka qenë e gjitha një lojë, një moment për të krijuar një intrigë të vogël që të flisnin njerëzit. Asgjë nga ajo nuk ishte e vërtetë, nuk është se ka kërkuar shumë lekë. Jemi shumë miq. Është Bora të cilën unë e kam parë dhe projektuar, kam folur me të ka shpreh interesin. Është fjala për një film në kinema”, ka thënë më tej ai.


Video