Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Këngëtarja e famshme botërore Katy Perry është përballur me një situatë të pazakontë teksa performonte në skenë.
Ajo u ngjit në skenë për të kënduar, ndërsa mbante veshur një palë pantallona lëkure ngjyrë të kuqe.
Në një moment teksa ajo u përkul para publikut, këngëtares i janë grisur pantallonat tek pjesa e të pasmeve, duke krijuar një situatë shumë të sikletshme për të.
Në videon e publikuar nga medeit e huaja, shihet se këngëtares i vijnë në ndihmë kolegët e saj duke i vendosur një shirit të verdhë tek pjesa e grisur e pantallonave.
Ndërsa këngëtarja duket se e kaloi situatën me sportivitet, teksa në video dëgjohet të thotë “nxito” kolegut të saj, i cili po i vendoste shiritin në pantallona.