Gruaja e Will Smith thyen heshtjen pas incidentit në çmimet “Oscars”

29 March 2022, 19:20Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Gruaja e Will Smith thyen heshtjen pas incidentit në çmimet

Aktorja Jada Pinkett Smith përmes një postimi në Instagram ka reaguar për herë të parë këtë të martë pas incidentit në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscars 2022”.

Ajo ka postuar një thënie në llogarinë e saj të “Instagram”-it ku shkruhet: “Ky është një sezon për shërim dhe unë jam këtu për këtë gjë“.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jada Pinkett Smith (@jadapinkettsmith)

Burri i aktores, Will Smith goditi Chris Rock me shuplakë në fytyrë në skenën e Oscar-it, pasi komediani bëri një shaka me Jada Pinkett Smithin.

Will Smith kërkoi falje pas ngjarjes, duke theksuar se sjellja e tij ishte e pafalshme.

Smith-i e cilësoi si “të papranueshme dhe të pafalshme” sjelljen e vet.

“Dua t’ju kërkoj falje publike, Chris. Dola jashtë vetes, gabova” tha ai në një deklaratë të publikuar në rrjetin social Instagram.

Smith-i e goditi Rock-un me shuplakë në fytyrë në skenën e Oscars, pasi komiku bëri një shaka me gruan e aktorit, Jada Pinkett Smith.

Shakaja e Rock-ut kishte si objekt kokën e rruar të Pinkett Smith-it, e cila vuan nga sëmundja e alopecisë që çon në rënien e flokëve.

Menjëherë pas kësaj ndodhie, Will Smith mori Oscarin e parë të karrierës së tij të gjatë në aktrim, për rolin e babait të legjendave të tenisit Venus dhe Serena Williams, në filmin King Richard.

“Dhuna është helmuese dhe shkatërruese, në të gjitha format e saj”, tha Smith-i në deklaratën e tij.

“Sjellja ime në ndarjen e çmimeve Oscars mbrëmë ishte e papranueshme dhe e pafalshme. Shakatë janë pjesë e punës, por një shaka për gjendjen mjekësore të Jada-s ishte e tepërt për mua dhe reagova emocionalisht”, shtoi ai.


Video