Chris Rock nuk ishte në dijeni të sëmundjes së Jada Smith

29 March 2022, 13:57Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Chris Rock nuk ishte në dijeni të sëmundjes së Jada Smith

Chris Rock mesa duket nuk ishte në dijeni të sëmundjes së Jada Pinkett Smith kur bëri shaka në lidhje me kokën e saj tullace gjatë çmimeve ‘Oscars 2022’, sipas TMZ .

“Ai nuk është njeri me një zemër të ligë”, tha një burim për gazetën ditën e hënë. Will Smith goditi Chris Rock-un, për batutën që bëri  në lidhje me gruan e tij të dielën mbrëma.

“Jada, të dua, “GI Jane 2″, mezi pres ta shoh atë”, tha Rock në skenë ndërsa përgatitej të zbulonte çmimin për ‘dokumentarin më të mirë’.

Smith, u duk se e mori me sportivitet batutën në fillim por sapo pa reagimin e tërbuar të Pinkett Smith, ylli i “King Richard” u ngrit dhe hyri në skenë duke gjuajtur me shuplakë Rock në mbrojtje të bashkëshortes së tij.

Pasi u kthye në vendin e tij, Smith i bërtiti vazhdimisht Rock-ut: “Mos e përmend më emrin e gruas time!”

Ndërsa Rock u përgjigj me qetësi, “Ajo ishte nata më e madhe në historinë e televizionit”, dhe premtoi të mos e përmendte përsëri emrin e Pinkett Smith.

Sipas ‘The Hollywood Reporter’, Smith ka të ngjarë të ‘dënohet’ për gjestiun që bëri dhe madje mund të pezullohet anëtarësimi i tij në Akademinë, gjë që anëtarët po bëjnë thirrje. Megjithatë, çmimi i tij për ‘aktorin më të mirë’, Oscar-i i tij i parë fitoi të dielën mbrëma për rolin e tij në “King Richard” ka më pak gjasa që t’i hiqet.


Video