Video – Rezistenca ukrainase eleminon tradhtarin në Luhansk

27 August 2022, 16:36Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Video – Rezistenca ukrainase eleminon tradhtarin në Luhansk

Pamjet tronditëse të kamerave të sigurisë tregojnë momentin dramatik kur një zyrtar ukrainas, që kishte kaluar me rusët vritet nga forcat e rezistencës.

Askyar Laishev ka punuar për shërbimin e sigurisë së brendshme të Ukrainës (SBU) përpara se të bashkohej me Republikën Popullore të Luhansk të mbështetur nga Moska, si kreu i inteligjencës në 2014.

Por, anëtarët e Rezistencës Kombëtare të Ukrainës në Donbasin e shkatërruar nga lufta, në Ukrainën lindore u hakmorën duke hedhur në erë makinën e tij, ndërsa ai po kalonte nëpër qytet më 11 gusht.

Laishev doli nga makina pas shpërthimit, por vdiq disa ditë më vonë në spital. Kjo pason vrasjen e ngjashme të zyrtarit të Putinit, Ivan Sushko në Zaporizhzhia këtë javë.

Rezistenca Kombëtare deklaroi: “Theksojmë edhe një herë se kolaboracionizmi është i dëmshëm për shëndetin tuaj, ndaj çdo tradhtar të mos mendojë se nuk do t'i vijë hakmarrja”.

Videoja e sapo publikuar nga kamerat e sigurisë tregon se makina e Laishev shpërthen në rrugën Shevchenko, Staroblisk në Luhansk të kontrolluar nga Rusia, zonë që ra nën kontrollin rus në fillim të korrikut.

 


Video