Publikohet dosja që çoi në bastisjen e vilës së Trump, por ‘e censuruar’

26 August 2022, 18:56Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Publikohet dosja që çoi në bastisjen e vilës së

Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka publikuar dokumentet e indiciet mbi bazën e të cilave një gjykatës federal i Floridas dha autorizimin për të kontrolluar rezidencën e Donald Tump në Mar a Lago.

Publikimi i tyre u bë pas urdhrit të dhënë nga vetë gjykata, pasi prej ditësh, Departamenti i rezistoi presionit të medias duke deklaruar se publikimi i tyre mund të dëmtonte hetimet.

Bastisja e FBI-së më 8 gusht ishte pjesë e një hetimi për keqpërdorimin e mundshëm të dokumenteve që u dërguan në shtëpinë e ish-Presidentit, Deklarata përfshin prova të mbledhura nga prokurorët dhe mund të zbulojë detaje të reja rreth hetimit.

Por, shumë pjesë të tyre janë fshirë e redaktuar, pasi Departamenti i Drejtësisë i SHBA tha se detajet në të mund të komprometojnë hetimin në vazhdim.

Departamenti përmend nevojën për të mbrojtur sigurinë e dëshmitarëve civilë dhe personelit të zbatimit të ligjit.

Disa organizata të lajmeve kishin kërkuar që deklarata të mos vulosej, duke përmendur interesin publik duke pasur parasysh natyrën historike të bastisjes së shtëpisë së një ish-presidenti.

Presidentëve të SHBA-së u kërkohet të transferojnë dokumente dhe email në Arkivin Kombëtar kur të largohen nga detyra. Donald Trump ka mohuar shkeljen e ndonjë ligji.


Video