Reshjet e dendura të shiut gjatë një dite më parë përmbytën Sithonian, banorët e së cilës ende po përballen me dëmet nga përmbytjet.
Probleme pati edhe në Thassos, ku Shërbimi Zjarrfikës po nxirrte një grua nga kati përdhe i një ndërtese të përmbytur në veri të ishullit në Skala Potamii.
Kampi më i madh në plazhin e Krijaricit në Halkidiki u shndërrua në një lumë dhe reshjet e shiut shkaktuan shumë probleme në qytetet e Toronit dhe Sartit, ku shtëpitë dhe dyqanet u përmbytën dhe rrugët lokale ishin të pakalueshme.
Gjatë ditës së sotme popullata vendase së bashku me bashkitë kompetente janë aktivizuar për pastrimin e baltës nga plazhi në shtrirjen nga Toroni në Sikia dhe Sarti.
Në momentin e stuhisë, vendasit dhe turistët e frikësuar vrapuan për t’u strehuar nga shiu dhe era dhe shumë kampistë pranë plazhit të Krijaricit u detyruan të largohen.